Mësimdhënësi i SH.M.T “ Lutfi Musiqi” është personi që sot u raportua se u gjet pa shenja jetë në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Vushtrri.
Për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Haradinaj kanë njoftuar edhe familjarët e të ndjerit.
Njoftimi i plotë:
Njoftim:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Të nderuar familjarë, miq, e shoqëri,
Ju njoftojmë që sot më 22.04.2024 ka ndërruar jetë babi Hysni Haradinaj. Varrimi bëhet nesër në varrezat e fshatit Stanoc i Epërm. Për orën e saktë do të i’u njoftojmë me kohë.