7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Meshkujt, më të zjarrtë në dimër

- Advertisement -

Më në fund, është zbuluar një arsye për të dashur dimrin dhe të ftohtin: është i mrekullueshëm për jetën seksuale.

Dimri i bën meshkujt më të zjarrtë. Ky është rezultati i një studimi, pak kohë më parë, i bërë publik në “The Psychology of Human Sexuality” (Psikologjia e seksualitetit njerëzor), që ekzaminon sjelljet seksuale.

Muajt, gjatë të cilëve meshkujt janë më të zjarrtë në shtrat janë dhjetori, janari dhe shkurti, pra tre muajt më të ftohtë të vitit.

Sipas studiuesve, i ftohti i bën meshkujt më të zjarrtë në shtrat, me rënien e temperaturave dhe arsyet janë disa:

▪Në dimër, lëkura është më e zbehtë, kështu që e bën seksin më të dëshirueshëm.
▪Stina e ftohtë ka më pak shpërqendrime të jashtme sesa në muajt e verës.
▪Ajri i ftohtë gjithashtu përmirëson cilësinë e spermës (kjo shpjegon edhe shkallën e lartë të lindjeve).

Në studim janë përfshirë 115 burra, të cilëve iu kërkua të kategorizonin se sa tërheqëse ishin disa femra. Eksperimentet u bënë çdo tre muaj gjatë një viti. Një herë në 90 ditë, çdo mashkull u pyet sa të bukura u dukeshin disa fotografi femrash.

Në dy albume që u përdorën nga studiuesit, njëri tregonte vetëm fytyrën dhe tjetri trupin. Tërheqja e burrave ndaj fytyrave të femrave, sipas studiuesve, nuk ndryshonte gjatë gjithë vitit, ndërsa interesi kundrejt trupave të tyre, po.

Te meshkujt shfaqej hapur rritje e gjallërisë seksuale mbi fotografitë që iu treguan në muajt dhjetor, janar dhe shkurt, pra në muajt e dimrit. Nga ana tjetër, ata nuk shfaqeshin aq shumë të tërhequr gjatë muajve të verës, si qershor, korrik dhe gusht.

Për më tepër, meshkujt që ishin në të njëjtën lidhje dashurie, gjatë studimit raportuan luhatje të njëjta në lidhje me çështjen sesa tërheqëse i shihnin partneret. Veçanërisht, burrat mendonin se të dashurat e tyre ishin më seksi gjatë dimrit sesa në verë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit