Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës Mërgim Vojvoda, e ka publikuar një mesazh tejet motivues për bashkëlojtarët pas humbjes 0:1 ndaj Turqisë.
Duke përmendur një nga një emrat e tyre, Vojvoda shkroi:
“Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend. Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë”, ka shkruar ai në Instagram.
Mesazhi i plotë:
Mesazh fantastik i një lideri si Mërgim Vojvoda për bashkëlojtarët:
“Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, muli, kore..
Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend.
Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë.
Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet.
…Euro 28”







