8.6 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

Mesazhi i zgjedhjeve, Agani: Kosova ka nevojë për më shumë maturi politike dhe jo bllokada

- Advertisement -

Kryetar i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani teksa ka komentuar rezultatin e procesit zgjedhor për të cilin thotë se meriton respekt, ka potencuar mesazhi i këtyre zgjedhjeve ishte se Kosova ka nevojë për më shumë maturi politike, dialog konstruktiv dhe bashkëpunim ndërpatiak.

“Procesi zgjedhor ka përfunduar dhe vullneti i qytetarëve meriton respekt të plotë, pa asnjë hezitim. Edhe pse personalisht nuk arrita të zgjidhem deputet, mbështetja e 11.214 qytetarëve për mua dhe për vizionin politik që përfaqësoj mbetet një përgjegjësi e madhe morale dhe publike, që nuk përfundon me mbylljen e kutive të votimit. Këto zgjedhje dërguan një mesazh të qartë: Kosova ka nevojë për më shumë maturi politike, dialog konstruktiv dhe bashkëpunim ndërpartiak, veçanërisht në momentet kur vendimmarrja institucionale kërkon konsensus të gjerë. Politika nuk është vetëm çështje mandatesh apo aritmetike parlamentare; ajo është përgjegjësi ndaj stabilitetit institucional dhe interesit afatgjatë të shtetit”, ka shkruar ai.

Agani thotë se do të punojë për refromimin dhe forcimin e partisë të cilën e drejton, duke përmendur edhe çështjen e zgjedhje se Presidentit apo Presidentes.

“Në këtë frymë, do të vazhdoj me përkushtim punën për reformimin dhe forcimin e Partisë së Drejtësisë, si subjekt politik i ndërtuar mbi parime konservatore, përgjegjësi publike dhe vizion shtetformues. Kosova ka nevojë për alternativa serioze dhe për aktorë politikë që dinë të vendosin interesin shtetëror mbi kalkulimet afatshkurtra partiake. Në rrethanat e ndjeshme politike që e presin vendin, përfshirë procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, mbetem i përkushtuar që, në kuadër të rolit tim politik dhe institucional, të kontribuoj në mënyrë konstruktive drejt një zgjidhjeje konsensuale, që garanton funksionimin normal të institucioneve, respektimin e Kushtetutës dhe unitetin e brendshëm të vendit”, shkrun mes tjerash Agani.

Për gjithë këtë ai thekson se Kosova ka nevojë për stabilitet e jo për bllokada.

“Kosova ka nevojë për stabilitet, jo për bllokada institucionale apo përplasje politike që e dëmtojnë besimin e qytetarëve. Angazhimi im politik do të mbetet i fokusuar në çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, me theks të veçantë në shëndetësinë publike, shëndetin mendor të rinisë, forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin institucional. Politika matet me përgjegjësi, qartësi dhe gatishmëri për të kontribuar në momentet kyçe për vendin, pavarësisht pozitës formale. Faleminderit sinqerisht për besimin, mbështetjen dhe korrektësinë qytetare. Kjo rrugë vazhdon me përgjegjësi, maturi dhe përkushtim ndaj Kosovës”, përfundon shkrimin Agani.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1401867064639795&set=a.464297108396800

Të ngjashme

Të fundit