Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në një lidhje live për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla komentoi mesazhin që përcolli Richard Grenell në 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ai thotë se Hashim Thaçi është në ndër figurat qendrore të pavarësisë së Kosovës dhe bashkë me të tjerë, që kontribuuan në lirinë e vendit, qëndrojnë pjesë e historisë.
“Urimi i Grenell është më i plotë dhe i duhur se pavarësia e Kosovës është e plotë. Festa kur edhe Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi janë në Kosovë. Prandaj është mesazh i drejtë, i duhur dhe në kohë dhe presim që procesi të përmbyllet dhe të kthehen te familjet e tyre dhe te familja e tyre politike si PDK. Përtej kësaj që thotë Kurti, Thaçi është figura qendrore e pavarësisë së Kosovës. Ka pasur shumë ngjarje, zhvillime dhe organizata dhe lëvizje të ndryshme politike për ta arritur lirinë e pavarësinë e Kosovës por s’ka pasur formacion më të rëndësishëm politik dhe ushtarak sesa UÇK, e cila vendosi themelin e një shteti tjetër të pavarur prandaj dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës nga zoti Thaçi që të ishte kryeministër i një kuvendi që zgjodhi qeverinë e tij ishte një lloj përmbushje e misionit historik që kishte UÇK dhe Thaçi prandaj dhe si i tillë ai dhe të tjerët që me pushkë në dorë i shërbyen lirisë qëndrojnë pjesë e historisë së Kosovës pavarësisht se si e sheh zoti Kurti apo të tjerët”, ka thënë Hoxhaj.