17.4 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Mesazhi i fundit për IDF-në, Netanyahu: Ajo që filloi në Gaza duhet të mbyllet atje

- Advertisement -

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua ushtarëve duke thënë se ajo që filloi në Gaza duhet të përfundojë në Gaza, ndërsa operacioni izraelit përshkallëzohet.

Dhjetëra mijëra rezervistë filluan të paraqiteshin për detyrë të martën për një ofensivë të re izraelite për të pushtuar qytetin e Gazës, të cilën kryeministri Benjamin Netanyahu dëshiron ta përshpejtojë pavarësisht paralajmërimeve nga rangjet e larta, shkruan A2.

“Dua t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë për ju, ushtarët e IDF-së, rezervistët dhe familjet tuaja. E di që keni paguar një çmim të lartë – në punë, në studime dhe në shtëpi. Ne po veprojmë për të mposhtur Hamasin, por gjatë rrugës kemi arritur mrekulli së bashku sepse e thyem boshtin iranian në Gaza, në Liban me Hezbollahun, me regjimin e Asadit që u shemb, me vetë Iranin që na kërcënoi me kërcënime ekzistenciale të cilat i larguam së bashku, dhe tani edhe kundër Huthëve”, tha Netanyahu.

“Por, ajo që filloi në Gaza duhet të përfundojë në Gaza. Të dashur ushtarë të IDF-së, aktivë dhe rezervistë, gjatë gjithë kësaj lufte kemi marrë vendime shumë të vështira – vendime që askush nuk besonte se mund t’i zbatonim vërtet. Por, ne i zbatuam ato sepse ju na dhatë neve, dhe mua, forcën për të udhëhequr shtetin e Izraelit drejt një fitoreje të plotë. Tani jemi në fazën e veprimit vendimtar. Unë besoj tek ju, ju besoj dhe i gjithë kombi ju përqafon”, shtoi Netanyahu.

Të ngjashme

Të fundit