22.5 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Mesazhi i Bruno Fernandes në WhatsApp tregon fytyrën e tij të vërtetë

- Advertisement -

Një mesazh i Bruno Fernandes në WhatsApp, i bërë publik së fundmi, ka zbuluar zhgënjimin e kapitenit të Manchester United ndaj disa bashkëlojtarëve të tij, pas paraqitjes së dobët në miqësoren kundër Evertonit gjatë fazës përgatitore.

“Djajtë e Kuq” përfunduan Serinë Verore të Ligës Premier me një barazim 2-2 kundër Evertonit, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta.

Ndonëse ndeshja u karakterizua nga emocione dhe momente të bukura, Fernandes nuk u tregua i mëshirshëm me analizën e tij pas takimit.

Duke folur për NBC Sports, mesfushori portugez u shpreh: “Nuk donim ta përfundonim në këtë mënyrë. Performanca jonë nuk ishte më e mira dhe ishim paksa dembelë. Duam ta shmangim këtë, sepse me dembelizëm mund të paguash në çdo moment”.

Në vazhdim, ai shtoi: “Po përmirësohemi, por ende nuk jemi aty ku duhet. Nuk dua të kritikoj askënd personalisht, por është e qartë se na nevojitet më shumë konkurrencë brenda skuadrës, më shumë cilësi për t’i shtyrë të gjithë të japin maksimumin për të fituar vendin në formacionin titullar”.

Fernandes gjithashtu la të kuptohet se klubi duhet të jetë më aktiv në afatin kalimtar veror: “Shpresoj që të arrijmë të sjellim edhe një apo dy lojtarë të tjerë që do të na ndihmojnë të forcojmë skuadrën”.

Reagimi i tij tregon nivelin e lartë të standardeve që po vendos si kapiten i ekipit, duke treguar vendosmërinë për ta kthyer United në një skuadër konkurruese pas një sezoni zhgënjyes.

Të ngjashme

Të fundit