Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përcjellë një mesazh urimi dhe shprese për qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri 2026, duke theksuar besimin e tij në të ardhmen e vendit dhe në rolin e qytetarëve për ndërtimin e saj.
Në postimin e tij, Hamza ka deklaruar se Kosova po hyn në Vitin e Ri me shpresën që ky vit të shënojë një fillim të ri për vendin, pavarësisht sfidave me të cilat është përballur deri më tani.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka theksuar se e ardhmja e Kosovës ndërtohet përmes punës së ndershme dhe besimit të ndërsjellë.






