23.7 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian

- Advertisement -

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë se sot pati një telefonatë me presidentin e Iranit.

Macron i ka ndarë mesazhet e tij kryesore nga telefonata, transmeton Telegrafi.

Lirimi i shtetasve francezë të ndaluar Cecile Kohler dhe Jacques Paris.

Mbrojtja e shtetasve dhe objekteve franceze në Iran, “të cilat nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë kërcënimi”

Respektimi i armëpushimit për të ndihmuar në rivendosjen e paqes në rajon

Kthimi në tryezën e negociatave për të adresuar çështjet balistike dhe bërthamore

Mbrojtja e kuadrit të Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe rifillimi i shpejtë i punës së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Iran, për të siguruar transparencë të plotë

Macron thotë se do të vazhdojë të punojë në ditët në vijim për të arritur qëllimet.

Të ngjashme

Të fundit