6.3 C
New York
Thursday, January 8, 2026

Buy now

Mesazhet e rreme për gjoba, Policia: Janë mashtrime, mos kryeni pagesa e mos jepni të dhëna personale

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me mesazhet mashtruese për ‘Njoftimin për Gjobat në Trafik’, fushatë kjo që po qarkullon përmes SMS.

Në komunikatë thuhet, se këto mesazhe në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siç shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës dhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.

PK ka bërë të ditur që nuk i ka dërguar këto mesazhe dhe ka bërë një thirrje ndaj qytetarëve.

të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;

të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;

të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;

të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe

nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.” – thuhet në njoftim.

May be an image of text that says "iMessage Today 09:17 Njoftim për Gjobë Trafiku Sipas Ligjit për Trafikun Rrugor Kosovës, ndaj jush është regjistruar një shkelje në trafik dhe është lëshuar gjobë. Ju lutemi ta kryeni pagesën brenda afatit përmes kanalit zyrtar: https://ekosova.top/gov Mospagesa në afat do masa shtesë ligjore. sjellë Për ankesa, ndiqni procedurat ligjore përkatëse. Autoritetet e Trafikut e Kosovës https://ekosova.top/gov Ifyoudid not ec this message from an unknown sender, it may be spam. Report Spam"

 

Të ngjashme

Të fundit