Analisti, Imer Mushkolaj tha se krahasuar me herave të kaluara kur Kosova përballej me situata të njëjta politike lidhur me konsistuimin e Kuvendit, ka pasur mesazhe më të detajuara dhe jo sikurse tani kur janë shumë “të përgjithshme” dhe aq më pak kur Ambasada e Amerikës në Kosovë ende nuk e ka një ambasador të ri.
Ai deklaroi në “Debat Plus” se gjatë 48 orëve të fundit nuk ka diçka të veçantë dhe e re. Ai shtoi se koalicion i mundshëm i PDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje do e dëmtonte politikisht më shumë VV-në krahasimisht me një koalicion mes LVV-LDK.
“Totalisht një situatë kur fakenews krijohen nga LVV dhe hidhen në publik. Dhe pastaj, qytetari mbetet në mjegull sepse nuk e din çka po ndodh. Një situatë e tillë smundet me vazhdu pakufi”, tha ai.
“ Atë që po e shohum është një tallje me qytetarët. Rruga e tretë e koalicionet kalon kah zyret e LDK-së. Jemi ardhur në situatë të rubrizave të Kuvendit, për paga. Nëse ishin kanë të interesuar nuk kishin pritur 48-orë, kishin thirrur seancë mënjëherë. Propozimi i Haxhiut është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje për të blerë kohë, edhe për me lodh opinionin publik. Kemi kandidaten më t1% mirë, por spo na votojnë. Historia tregon, se kurgja nuk ka ndryshu kur LVV ka qenë opozitë. S’e votojmë. Qëllimshme edhe interpretimet e deputetëve, krijojnë lajme të rrejshme. Thuajse gjithë deputetët e kuvendit për votimin e kandidates pro. Rren është. Koalicionet e mundshme, VV me LDK-në. Absolutisht më përpara se me PDK-në. Koalicioni i PDK-së do jetë stabil, sa i përket votave dhe marrëveshjeve politike. Ska logjik tjetër. Vetëvendosja nuk e dëshiron. VV-do të dëmtohej në koalicion me PDK-në”, tha ai.
Mushkolaj tha se gjendja aktuale politike në Kosovë është diçka “jotransparente”. Ai shtoi se edhe mundësia e shkuarjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme është mënyrë e gabuar dhe vërehet se ka mungesë të “vullnetit politik” nga partitë politike në vend.
“Qytetarët nuk duhet të maltretohen edhe njëherë qoftë për interesa apo dëshira personale të njerëzve në Vetëvendosje apo të tjerëve, me shku zgjedhje. S’ka kurrfar logjike dhe nuk do duhet të ndodh”, shtoi Mushkolaj.