Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj mesazheve të Dejona Mihalit me ish-shefin ekzekutiv të KEK-utë, Nagip Krasniqi, të cilat janë publikuar dje nga gazeta Nacionale.
Ai ka vlerësuar se Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Dejona Mihali dhe Albin Kurti janë zinxhiri i mafisë serbo-shqiptare të energjisë në Ballkani.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Prokuroria Speciale duhet të dërgojë para organeve të drejtësisë të gjithë këta njerëz.
“GEN-i i Serbisë-Martin Berishaj-Nagip Krasniqi-Dojena Mihali-Albin Kurti, janë zingjiri i mafisë serbo-shqiptaro-greke të energjrtikës në Ballkan! Prokuroria Speciale duhet t’i dërgoj para organeve të drejtësis gjithë këtë organizat kriminale, për t’i dhën dënimin e merituar dhe për të zbardhë për opinionin, ku dhe te kush përfunduan në Kosovë miliona euro të ardhur nga Martin Berishaj nga Beogradi?”, ka shkruar Berisha.