17.8 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

Mesazhe ‘të heshtura’ nëpërmjet Instagram-it! Çfarë po ndodh mes Nicola Peltz dhe vjehrrës, Victoria Beckham?

- Advertisement -

Aktorja dhe modelja 30-vjeçare, e martuar me djalin e madh të David dhe Victoria Beckham që nga prilli i vitit 2022, publikoi më 21 maj një seri postimesh në Instagram ku shfaqej e ulur në oborr teksa kishte organizuar një piknik të thjeshtë me Brooklyn.

“Të dua kaq shumë, zemër,” shkroi Nicola në njërin prej postimeve, ndërsa një tjetër mbante fjalët: “Jam mirënjohëse për engjëjt në jetën time.”

Edhe pse në pamje të parë këto postime janë të veçanta dhe të pafajshme, ato vijnë në një kohë kur spekulimet për tensione brenda familjes Beckham janë shtuar ndjeshëm. Prej më shumë se një viti janë përfolur marrëdhënie të tensionuara mes Brooklyn dhe prindërve të tij. Mungesa e tij në festën madhështore të 50-vjetorit të David Beckham në mars, pavarësisht ftesës, vetëm sa ka shtuar zërat për këtë largësi.

Një burim pranë familjes tha për revistën PEOPLE se marrëdhënia “nuk është e pashpresë”, por se familja është e lënduar dhe e zhgënjyer që Brooklyn “nuk është më pjesë e jetës së përditshme familjare”. Në këtë kontekst, postimet e Nicola-s në rrjetet sociale shihen nga shumëkush si mesazhe të heshtura, ndoshta për të përforcuar rolin e saj si mbështetja kryesore emocionale e Brooklyn dhe ndoshta si një “thumb” i nënkuptuar ndaj familjes së tij.

Megjithatë, Nicola i ka mohuar vazhdimisht zërat për përçarje me familjen Beckham.

“E kam thënë shumë herë: nuk ka asnjë grindje,” deklaroi ajo për Cosmopolitan në mars 2023. “Është shumë e çuditshme, sidomos kur ti e di të vërtetën dhe lexon gjëra krejtësisht të pavërteta.”

Nga ana tjetër, edhe Victoria Beckham ka dhënë shenja shprese për një afrim familjar. Më 19 maj, ajo publikoi një foto të saj me katër fëmijët, përfshirë Brooklyn-in, ku ai shfaqej duke përqafuar motrën e vogël, Harper. “Ju duam shumë të gjithëve,” shkroi Victoria në përshkrim,  një mesazh që duket si një ftesë për pajtim.

Brooklyn dhe Nicola aktualisht jetojnë në Los Anxhelos, larg pjesës tjetër të familjes Beckham që qëndron kryesisht në Britani.

Të ngjashme

Të fundit