Siç u bë e ditur ditët e mëparshme, Eleni Foureira anuloi turneun e saj të planifikuar në Greqi për arsye shëndetësore. Këngëtarja tha se po përballet me një problem shëndetësor.
U përfol se këngëtarja ishte prekur nga virusi ndërsa u përfol gjithashtu se ishte shtatzënë.
Eleni nuk ka dashur të hyjë në detaje, duke lënë pa përgjigje zërat e shtatzënisë. Ndërsa zërat për një shtatzëni të mundshme kanë “ndezur” internetin, këngëtarja ka ndarë së fundmi disa foto ku shfaqet joshëse me një fustan të gjatë të ngushtë.