Këngëtarja e famshme, Christina Aguilera, gati sa nuk njihej në daljen e saj të fundit publike. 43-vjeçarja u shfaq shume e dobët në ceremoninë për H&M në Nju Jork, të enjten.
Artistja e “Genie In A Bottle”, e cila është e përfshirë në thashethemet për Ozempic, kishte veshur një palë pantallona të shkurta me shkëlqim ari.
Ajo gjithashtu kishte një bluzë të thjeshtë, të zezë për t’a kombinuar me pantallonat. Por jo vetëm kaq, pasi mbante veshur edhe një pallto të gjatë kadifeje, të zezë.
Ajo gjithashtu veshi një kmishë të thjeshtë, të zezë, e cila ishte futur në belin e pjesës së poshtme me bel të lartë.