19.5 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Mes shumë emocioneve, djali i heroit Afrim Bunjaku thërriste emrin e babait të tij së bashku me tifozët e tjerë në “Air Albania”

- Advertisement -

Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Tanët e siguruan kualifikimin në barazimin 1-1 me Moldvinë, derisa mbrëmë u nevojitej vetëm një pikë për ta ruajt vendin e parë në grup dhe këtë e realizuan me sukses.

Por, në stadium pati një befasi të madhe, mes shumë atyre që u shfaqën si jashtë ashtu edhe brenda tij.

Djali i heroit kombëtar, Afrim Bunjaku ishin të pranishëm në stadiumin “Air Albania”.

Së bashku me tifozët e tjerë, ai thërriste emrin e babait të tij, derisa vërehej në fytyra e tyre emocioni i madh dhe në të njëjtën kohë edhe pikëllimi.

Kujtojmë se rreshteri Bunjaku u vra nga terroristët serbë më 24 shtator në Banjskë të Mitrovicës së Veriut.

https://www.instagram.com/reel/Cz5-__mt0Tz/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit