Aspirata e qeverisë dhe ëndrra e shqiptarëve për të qenë pjesë e unionit europian ishte tema e sondazhit në “Zërin e Shqiptarëve”.
Mundësisë së zgjedhjes mes SHBA, BE dhe NATO-s, shqiptarët zgjedhin të parën sigurinë. 37% thonë se duhet të zgjedhim NATO-n, kurse ndarja është thuajse minimale, mes SHBA dhe BE. 32% e shqiptarëve zgjedhin Bashkimin Europian, 29% zgjedhin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
KAMPIONI: 1115 banorë të rritur të vendit
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 3%. / Abcnews.al/






