Mbrëmjen e djeshme, në një përballje mes Luizit, Kiarës dhe Efit, publiku zgjodhi që të eliminonte këtë të fundit nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”. Ky nominim erdhi nga Dea Mishel si benefit i fitimit të lojës së inteligjencës.
Gjatë gjithë ditës së sotme, Luzi ka komentuar këtë ngjarje. Duke qenë se të dyja vajzat janë krahu i djathtë i tij, cilën do të preferonte ai brenda shtëpisë?
Teksa bisedonte në oborr me maestron, Luizi u shpreh se me qëndrimin e Efit dhe ikjen e Kiarës, loja e tij do të kishte qenë më e fortë. Këtë mendim e mbështeti edhe Armaldo duke u shprehur se Kiara e pengon ta bëjë lojën si të dojë ai.