11.5 C
New York
Tuesday, December 17, 2024

Buy now

Mes Kiarës dhe Bardhit kryeson…, kush ka shtuar më shumë ndjekës në “Instagram” këtë javë?

- Advertisement -

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli rikthehet sërish në ekranin e Top Channel. Këtë herë me një emision të sajin. Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel dhe Top Albania Radio, një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Ilnisa këtë javë ka fituar një mijë ndjekës dhe tani numëron 135K.

Kiara Titon e shohim tanimë çdo të diel në ekranin e Top Channel si një nga moderatoret e show-t të humorit “Portokalli”. Natyrisht që fansat e saj dhe publiku e kanë pritur mjaft mirë këtë rikthim të sajin në ekran. Kiara nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve këtë javë dhe numëron sërish 840K.

Yll Limani, një nga artistët më të dashur dhe më të ndjekur të skenës muzikore shqiptare, ka emocionuar ndjekësit me një lajm të veçantë. Përmes një videoje të publikuar në “Instagram”, këngëtari ka zbuluar se më 27 dhjetor do të ngjitet në skenë për një koncert të madh në Prishtinë. Ylli ka fituar 2 mijë ndjekës këtë javë dhe numëron 841K.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi, janë bërë prindër për herë të parë pak ditë më parë. Lajmin e bukur e zbuluan vetë ata përmes një postimi në “Instagram”, ku publikuan foton e parë. Në këtë pozë shfaqet këngëtari i njohur teksa mban vogëlushen në krah. Bardhi këtë javë ka fituar 3 mijë ndjekës dhe tashmë ka 390K.

Fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, është tanimë pjesë e ekranit të Top Channel, çdo të shtunë, në emisionin “Goca & Gra”. Egla nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve këtë javë, duke pasur sërish 104K.

Big Basta nga ana tjetër, një ndër artistët më të dashur për publikun, ka qenë mjaft aktiv në muzikë dhe së fundmi ka publikuar një bashkëpunim me Lyrical Son dhe Mc Kresha, “Ti m’ke braktis”, një këngë kjo e bazuar nga ajo e Rudolf Stambollës, “Kur gjethet bien në vjeshtë”. Big Basta ka fituar këtë javë 1.2K ndjekës dhe tani numëron 50.5K në “Instagram”. /TAR/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit