Mes dy mijë shkencëtarëve, Pranvera Hyseni fiton çmimin kryesor në konferencën më të madhe për shkenca planetare

- Advertisement -

Në Houston, Teksas, ku mbahet konferenca më e madhe në botë për shkencat planetare ‘Lunnar and planetar science conference’, këtë vit spikati një emër nga Kosova.

Shkencëtarja e re, Pranvera Hyseni, mori pjesë për herë të tretë në këtë ngjarje prestigjioze, ku mblidhen mbi 2000 studiues nga e gjithë bota për të prezantuar kërkimet e tyre.

Hyseni pati mundësinë të prezantojë punën e saj shkencore në skenë, duke theksuar se për të, krenaria më e madhe nuk ishte vetëm prezantimi i studimit, por fakti që përfaqësonte Republikën e Kosovës.

“Për mua krenari e madhe nuk është të dal në skenë e të tregoj vetëm për asteroidin, por të dal e të prezantohem prej Republikës së Kosovës. Edhe ne të Kosovës mundemi t’i tregojmë NASA-s për astronomi”, deklaroi Hyseni në një video të ndarë në TikTok.

Në përfundim të konferencës, u ndanë çmime për prezantimet më të mira, ku Pranvera u vlerësua me çmimin “Best Oral Presentation”, duke u renditur ndër më të mirat në mesin e mijëra shkencëtarëve.

Të ngjashme

Të fundit