17.3 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Mes dramës së fundit me Egli Takon, Fifi paralajmëron një tjetër këngë të re

- Advertisement -

Fifi ka surprizuar ndjekësit në rrjetet sociale me një paralajmërim për këngën e saj më të re, në një moment ku vëmendja publike është ende e fokusuar tek raporti i tensionuar mes saj dhe Egli Takos.

“Kënga e re po vjen së shpejti”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit në Instagram.

Ndërkaq, prej disa ditësh në media është përfolur për një prishje të bashkëpunimit mes dy artisteve, të cilat më parë kishin një marrëdhënie të ngushtë profesionale.

Fifi ka qenë për pak kohë menaxhere e Eglit, por sipas raportimeve janë ftohur për arsye financiare.

Megjithëse vetë Fifi nuk ka komentuar direkt mbi situatën me Eglin, njoftimi për projektin e ri muzikor vjen në një kohë që përkoi me gjithë zhurmën mediatike rreth kësaj përçarjeje.

Publiku mbetet në pritje të projektit të radhës nga këngëtarja, ndërsa situata me Takon vijon të jetë një nga temat më të përfolura në shoëbizin shqiptar këtë kohë.

E kënga e tyre e fundit ishte “Ku je nis” dhe “Shuj shuj”, pjesë e të cilëve ishte edhe DJ Gimi – O.

Të ngjashme

Të fundit