Ben Affleck është parë miqësor me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, teksa e kaloi Ditën e parë të Falënderimeve me të.

“Daily Mail” shkruan se të enjten, ish-çifti i famshëm që ka tre fëmijë, Violet, 18 vjeç, Fin, 15 vjeç dhe Samuel, 12 vjeç, u ribashkuan për të dalë vullnetarë me Midnight Mission.

Së bashku me fëmijët e tyre, Affleck dhe Garner u bashkuan për të ndihmuar në përgatitjen e ushqimit të 2 mijë njerëzve të pastrehë, në qendër të Los Angeles.

Ky organizim u bë nga organizata jofitimprurëse për Ditën e Falenderimeve.

E teksa po jepnin ndihmën e tyre, ato janë parë herë pas here duke i pëshpëritur njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur.

Një dëshmitar okular tha për “DailyMail.com” se ata kaluan tre orë atje.

Kujtojmë se Affleck ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez.

Në gusht të këtij vitit, Lopez bëri kërkesë për divorc nga Ben. Edhe pse herë pas here janë shfaqur së bashku në publik, ata po ecin përpara me divorcin.