20.8 C
New York
Tuesday, May 20, 2025

Buy now

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

- Advertisement -

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar pas telefonatës Trump-Putin ku është diskutuar rreth mënyrës së arritjes së paqes mes dy vendeve. Ai tha se Ukrainën do ta mbështesin për armëpushim ndërsa Evropa do ta rris presionin mbi Moskën përmes sanksioneve.

Në rrjetin “X”, Merz tha se “Evropa dhe Amerika janë shumë të bashkuara në këtë pikë: Ne do ta mbështesim ngushtësisht Ukrainën në rrugën e saj drejt një armëpushimi. Evropa do të rrisë presionin mbi Moskën përmes sanksioneve. Ne jemi dakord për këtë me Presidentin e SHBA pas bisedës së tij me Putinin”.

Trump ka njoftuar se pas telefonatës me Putin ka folur me Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Presidentin Emmanuel Macron të Francës, Kryeministren Giorgia Meloni të Italisë, Kancelarin Friedrich Merz të Gjermanisë dhe Presidentin Alexander Stubb të Finlandës.

Të ngjashme

Të fundit