Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pati bisedime sot me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku biseduan mbi planin e fundit te paqes në Ukrainë.
Para përfundimit të takimit, folën të gjithë udhëheqësit, ku Macron përmendi sanksionet e ShBA-së ndaj Rusisë.
“Mendoj se kemi shumë letra në duar.” Ekonomia ruse po fillon të vuajë, veçanërisht pas sanksioneve tona të fundit dhe sanksioneve të SHBA-së.”
Në fund, Merz u shpreh skeptik për situatën, raporton BBC.
“Jam skeptik ndaj disa detajeve që po shohim në dokumentet që vijnë nga pala amerikane – por duhet të flasim për këtë.”






