27 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Merz: Evropa gaboi me Putinin që kur sulmoi Gjeorgjinë dhe Krimenë

- Advertisement -

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në një intervistë për revistën franceze Paris Match, pranoi se Bashkimi Evropian dhe bota perëndimore gabuan në vlerësimin e Presidentit rus, Vladimir Putin.

“Duhet ta kishim kuptuar madhësinë e kërcënimit që në vitin 2014, kur pushtoi Krimenë, dhe ndoshta që në vitin 2008, kur sulmoi Gjeorgjinë”, tha Merz, duke theksuar se vetë kishte qenë gjithmonë skeptik, por duhej të vepronte më herët.

Ai e përshkroi regjimin e Putinit si një “sistem kleptokratik” që i është afruar autokracisë me kalimin e viteve, duke shtuar se sulmi ndaj Ukrainës përbën një kërcënim të madh për sigurinë evropiane.

Megjithatë, kancelari gjerman shprehu shpresën për rikthim të marrëdhënieve normale me Rusinë në të ardhmen:

“Le të kujtojmë historinë: pas rënies së BRSS-së punuam me Gorbachev. Putini nuk e respekton më këtë ekuilibër, por shpresojmë ta gjejmë përsëri.”

Të ngjashme

Të fundit