19.4 C
New York
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

Meryl Streep: Një mace në Kabul ka më shumë liri se një grua

- Advertisement -

Përpara Kombeve të Bashkuara, aktorja Meryl Streep ka mbajtur një fjalim të fuqishëm për gratë dhe mungesën e lirisë së tyre në Afganistan.

“Mënyra se si është kthyer mbrapsht kjo shoqëri është një paralajmërim për pjesën tjetër të botës.

Në vitet ’70 shumica e punonjësve në shërbimet publike ishin gra.

Më shumë se gjysma mësuese, mjeke.

Kishte gra juriste, avokate.

Në çdo profesion.

Pastaj bota u kthye përmbys.

Sot në Kabul një mace ka më shumë liri se një grua.

Një mace mund të ulet në park dhe të shijojë diellin që i bie mbi fytyrë.

Ajo mund të ndjekë një ketër nëpër park.

Një ketër ka më shumë të drejta se një vajzë sot në Afganistan.

Sepse parqet publike janë të mbyllura për vajzat dhe gratë nga Talebanët.

Një zog mund të këndojë në Kabul, por një vajzë apo grua nuk ta bëjë në publik.

Kjo është përtej të zakonshmes.

Kjo është një shtypje e ligjeve të natyrës.

Kjo është e çuditshme.

Mendoj se talebanët që kur kanë nxjerrë mbi 100 urdhrat.

Që nuk lejojnë vajzat të arsimohen dhe punësohen.

Apo pengojnë lirinë e tyre për t`u shprehur dhe për të lëvizur.

Ata në fakt kanë arritur të burgosin në këtë mënyrë gjysmën e popullsisë.

Talebanët e quajnë veten Sunni.

Po komuniteti Sunni ka një përgjegjësi speciale në njëfarë mënyre të ndërhyjë në emër të vajzave dhe grave.

Unë mendoj që komunitetet internacionale, nëse bëhen bashkë mund të ndryshojnë situatën në Afganistan dhe të ndalojnë këtë mbytje të ngadaltë të gjysmës së popullsisë së burgosur”, tha Meryl Streep

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit