Rusia është përjashtuar nga Eurovision 2022 që do të zhvillohet në Torino të Italisë. Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka njoftuar se asnjë këngë ruse nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e këtij viti. Bordi Ekzekutiv i EBU-së e mori vendimin pas një rekomandimi më herët gjatë ditës së sotme nga organi drejtues i Eurovision Song Contest. about:blank
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së vlerave të një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar, bashkon audiencën, feston diversitetin përmes muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë,“-shkruhet ndër të tjera në deklaratën zyrtare.
Statement from @EBU_HQ regarding Russia’s participation in the Eurovision Song Contest 2022.https://t.co/HmKJdqVE4J pic.twitter.com/tVH6yFxzbq
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) February 25, 2022