13.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Merret vendimi: Prishtina subvencionon familjet me të ardhura më pak se 500 euro për t’i çuar fëmijët në çerdhe

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim me nga 70 euro për familjet, të cilat duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.

Ajo tha se secila familje e Prishtinës që të hyrat i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet, do të subvencionohen me 70 euro.

“Kemi hapur thirrjen me nga 70 euro për subvencionim për familjet e Prishtinës për t’i regjistruar fëmijët në çerdhe private. Kjo është metodë e re që të rrisim përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve për edukim të hershëm. Secila familje e Prishtinës që të hyrat I ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri më 6 vjet, subvencionohet me 70 euro për çdo çerdhe private të licencuar”, tha ai.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se kategoritë që kanë përparësi për subvencionim janë nënat vetushqyese, fëmijët bonjakë, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët me prindër të divorcuar, fëmijët e invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit