-2.1 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Merr fund një nga gjuetitë më të gjata të thesarit në botë

- Advertisement -

Një gjueti thesari 31-vjeçare që tërhoqi mijëra entuziastë në të gjithë Francën ka marrë fund.

Gjuetia, e quajtur “Në gjurmët e bufit të artë”, u bazua në një libër gjëegjëzash të botuar në vitin 1993.

Bëhet e ditur se pjesëmarrësve iu desh të zgjidhnin 11 enigma në libër, së bashku me një enigmë të 12-të të fshehur, për të zbuluar vendndodhjen e saktë të kopjes të bufit të artë.

Faqja zyrtare e kërkimit ka njoftuar se shenja e nevojshme për të kërkuar çmimin e madh është gjetur, përcjell Telegrafi.

“Ne konfirmojmë se kopja e bufit të artë u gërmua mbrëmë dhe se njëkohësisht një zgjidhje është dërguar në sistemin e verifikimit online”, tha faqja.

Sipas një dokumentari të vitit 2021, koncepti u frymëzua nga The Masquerade, një libër me gjëegjëza të vitit 1979 nga Kit Williams, ku gjuetarët gjithashtu duhej të zgjidhnin disa enigma për të gjetur një lepur të artë.

Shkrimtari i kërkimit të thesarit ishte Michel Becker, një artist francez që ilustroi “Sur la Trace de la Chouette d’Or” (“Në gjurmët e bufit të artë”), një libër me figura botuar në 1993.

Ai vendosi të varroste një kopje të bufit duke e mbajtur origjinalin me vlerë në një vend të sigurt.

Vlera e tij thuhet të jetë deri në 126 mijë paund.

Ndërkohë, gjuetia më e gjatë e thesarit në botë besohet të jetë The Secret, nga Byron Preiss, botuar në vitin 1982.

Ai përfshin një kërkim për 12 kuti thesari të varrosura në vende sekrete në SHBA dhe Kanada, nga të cilat vetëm tre janë gjetur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit