9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Merr fund martesa mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasi

- Advertisement -

Pas thashethemeve që qarkulluan ditët e fundit tashmë është e konfirmuar: martesa mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasi ka përfunduar.

“Pas njëzet vitesh bashkë dhe tre fëmijë të bukur, martesa ime me Françeskon ka përfunduar. Rruga e ndarjes megjithatë do të mbetet një çështje private dhe nuk do të pasojnë deklarata të mëtejshme nga ana ime. I bëj thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe mbi të gjitha të respektojnë  privatësinë e familjes sime”, ka thënë Blasi në një deklaratë për ANSA-n.

Ndërsa ish-futbollisti italian ka shpjeguar: “Jam përpjekur të kapërcej krizën e martesës sime, por sot e kuptoj që zgjedhja e ndarjes, edhe pse e dhimbshme, nuk është e pashmangshme”.

Thashethemet për një ndarje mes dyshes kishin filluar edhe shkurtin e kaluar, por ish-lojtari i Romës i kishte mohuar këto zëra.

Francesco Totti dhe Ilary Blasi u takuan në vitin 2002. Në vitin 2005 të dy vendosën të martoheshin dhe ceremonia u realizua më 19 qershor. Pesë muaj më vonë, lindi fëmija i parë i çiftit, Cristian. Më 13 maj 2007 erdhi vajza e dytë. Vajza e tretë dhe e fundit e çiftit lindi 9 vite më vonë, më 10 mars 2016. Totti dhe Blasi kanë bashkëpunuar ndër vite edhe në nivel profesional, në projekte të ndryshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit