Home Rozë Merr fund martesa e Vincent Cassel?

Merr fund martesa e Vincent Cassel?

0
Merr fund martesa e Vincent Cassel?

Teksa përfiltet se marrëdhënia e Vincent Cassel me modelen Tina Kunakey nuk është në ditët më të mira, një lëvizje fundit e aktorit francez i shton më shumë dyshimet.

Rrjetet sociale të aktorit flasin shumë për marrëdhënien e çiftit.

Ai ka zgjedhur të heqë të gjitha fotot me partneren e tij nga rrjetet sociale. Për më tepër, Vincent nuk postoi asgjë për ditëlindjen e bashkëhsortes së tij pavarësisht se modelja ripostoi urime të shumta nga miqtë  e saj. As Tina dhe as Vincent nuk  kanë reaguar për thashethemet në rritje lidhur me statusin e martesës së tyre.

Ishte fillimisht Daily Mail që bëri të ditur se 56-vjeçari dhe 26 -vjeçarja po shkonin drejt divorcit. “Ata u ndanë javë më parë. Tina është e lënduar”-thonë këto burime për gazetën britanike.

Marrëdhënia e tyre u bë kryefjala e mediave rozë në mbarë botën si rezultat i diferencës 30-vjeçare në moshë. Kjo është martesa e dytë e aktorit francez. Ai ka qenë më herët i martuar me aktoren Monika Beluci me të cilën ka edhe një vajzë.

Exit mobile version