0.5 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Merr fund martesa 5-vjeçare, ndahen dyshja e njohur e showbiz-it!

- Advertisement -

Prej disa muajsh po përflitej se martesës 5-vjeçare të Lily Allen dhe David Harbour i kishte ardhur fundi, por një mik i krijueses së hiteve ka konfirmuar se ata janë ndarë zyrtarisht. Këngëtarja ka shkruar në rrjete sociale se është në kërkim të dikujt dhe se ka udhëtuar nga New York në Los Angeles.

Burimi deklaroi se Allen dhe aktori Harbour ende nuk janë divorcuar. Nuk dihet nëse Allen e ka hapur profilin për të nisur një lidhje të re apo për të zgjeruar rrethin e saj të miqve. Thashethemet për ndarjen e çiftit filluan kur Allen nuk e ndiqte Harbor në rrjetet sociale vitin e kaluar dhe një burim i tha The Sun se ata po jetonin jetë të ndarë. Allen dhe Harbour e filluan lidhjen e tyre në vitin 2019. Një vit më vonë, në 2020, ata u martuan në një kishëz në Las Vegas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit