U përfol shumë se ku do ta shohim Kiara Titon këtë sezon dhe rishtazi, vetë moderatorja na ka treguar se një dëshirë e saj e hershme është realizuar dhe lidhet me prezantimin e “Portokallisë”.
Kiara u ka dhënë ndjekësve mundësinë që t’i bëjnë pyetje në Instagram dhe ka ndarë detaje që nuk i prisnim. “Cilin emision do të prezantosh?” ishte pyetja dhe moderatorja u përgjigj:
Kiara do t’i bashkohet kështu Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës në një rrugëtim të ri në karrierën e saj. Fillimisht, emri i Nevinës u konfirmua dhe më tej u tha se edhe një tjetër moderatore do të krijonte ‘treshen e prezantuesve’. Ndonëse u mbajt për ca kohë sekret, vetë Kiara zgjodhi t’i japë fund dilemës.