Sot, është shënuar 19 vjetori i vdekjes së presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006.
Përveç që kujtohet për rrugën e tij paqësore në politikën e shtetit, si dhe nërtimin e marrëdhënieve brilante me ndërkombëtarët, Rugova mbahen mend edhe për disa vese të tij shumë të komentuara.
Pirja në sasi të madhe e duhanit, alkoolit si dhe kafes, janë disa ndër to.
Për këto veti karakterizuese, ka folur edhe bashkëpunëtori i tij, Adnan Merovci, i cili bëri të ditur se Rugova ka konsumuar mbi 20 kafe në ditë, dhe mbi tri pako me cigare.
“Kur e përmendnim bukën e misrit, Rugova thoshte “mos ndjellni fukarallak”. Brenda 24 orëve i ka pirë mbi 20 kafe turke pa kajmak, dhe mbi tri pako cigare”, tregoi ai në emisionin “Fakte me Adnan Merovcin”.