FC Suhareka vazhdon t’i përforcojë radhës e veta për vazhimin e kampionatit në VivaFresh Liga e Parë.
Klubi nga suhareka ka njoftuar se nënshkruar kontratë me mesfushorin Labinot Jashanica.
Jashanica ka qenë pjesë e Feronikelit, Dukagjinit, Llapi, Malishevës dhe Fushë Kosovës.
Po ashtu, FC Suharekës i është bashkuar edhe sulmuesi Zenel Gavazaj nga Prizreni.
Gavazaj ishte pjesë e Drenicës, kurse në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Lirisë, Kukësit dhe Skënderbeut në Shqipëri.