Por një ditë më parë, gazetarja e njohur mori vëmendjen e të gjithëve me ndryshimin drastik që ka bërë në look-un e saj. Ilnisa është kthyer nga bionde në brune.
Teksa ndjekësit i kanë bërë komplimente të shumta për pamjen e saj të re, disa janë të sigurte se këtë ndryshim e ka bërë për Meritonin. Sipas tyre, moderatorit të njohur i është plotësuar dëshira për të parë Agollin brune.
“Ëndrra u bë realitet për Meritonin, dukesh e mrekullueshme. I dua flokët e tu të rinj”, i ka shkruar një fanse, ku një tjetër më pas ka shtuar:
“Këtu ka gisht vetëm Meritoni. Yll je me këto flokët”.
A kanë të drejtë ndjekësit e Ilnisës? Mesa duket po, pasi kur ata kanë qenë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, gjatë një bisede mes tyre, Meritoni shprehet ‘100 brune’.
Pjesë nga biseda:
Ilnisa: Brune?
Meritoni: 100 për qind
Ilnisa: Po kur?
Meritoni: Sa të dalim
Ilnisa: Po pse si do flokët e verdha?
Meritoni: Se dua brune me ti pa, kaq
Ilnisa: Ok