3.3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Meriton Mjekiqi thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Ilnisa Agolli

- Advertisement -

Prezantuesi i njohur, Meriton Mjekiqi, ka komentuar së fundmi ndarjen e përfolur nga Ilnisa Agolli.

Në një intervistë për Prive, ai shpjegoi se gjithçka ka ndodhur natyrshëm dhe se periudha që kanë kaluar ka qenë e bukur për të.

Ai tha se si u prit kjo situatë nga publiku është diçka që nuk varet prej tij, pasi disa e kanë mbështetur, ndërsa të tjerë jo, por për të gjithçka ka qenë reale.

Për aludimet që kanë qarkulluar në media lidhur me ndarjen, Meritoni pranoi se ato janë 100 për qind të vërteta, gjersa theksoi se arsyet që çuan në këtë vendim janë private dhe nuk dëshiron t’i bëjë publike.

Ish-konkurrenti i BBVA 3 e vlerëson shumë Ilnisën, duke e quajtur një grua të mrekullueshme, një nënë të jashtëzakonshme dhe një profesioniste të shkëlqyer.

“Janë gjëra shumë private”, përfundoi ai.

Lidhja e tyre nisi në Big Brother dhe vazhdoi disa muaj pas përfundimit të atij reality shou. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit