Meriton Korenica ishte një nga lojtarët më të spikatur në fitoren 3:0 të Clujit ndaj Rapid Bukureshtit, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Rumanisë.
Korenica shënoi njërin prej tre golave për ekipin e tij. Ai u zëvendësua në minutën e 90-të, ndërsa dhjetë minuta më parë nga fusha doli edhe Lindon Emërllahu.
Gjatë ndeshjes, Korenica shënoi një performancë të lartë me tre gjuajtje në kuadrat, shtatë duele të fituara dhe tre driblime të suksesshme, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 8.3, një nga më të lartat në këtë përballje.
Ky është goli i katërt i Korenicës në 16 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa ai ka dhuruar edhe dy asistime. Në total këtë edicion, mesfushori ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime për ekipin e tij.
Pas kësaj fitoreje, Rapid Bukureshti mbetet lider me 35 pikë, ndërsa Cluji pozicionohet në vendin e 11-të me 19 pikë, duke synuar përmirësimin e mëtejshëm në renditje.






