Cluj ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në play-offin për Ligën e Konferencës.
Ekipi rumun triumfoi në shtëpi minimalisht 1:0 ndaj ekipit qipriot, Paphos.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të.
Ishte futbollisti kosovar, Meriton Korenica që shënoi një gol të bukur nga distanca, e që në fund doli të ishte edhe goli i fitores.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Qipro.