15.5 C
New York
Tuesday, April 29, 2025

Buy now

Meriton Korenica e shënon edhe një gol në Rumani për Clujin

- Advertisement -

Futbollisti i Kosovës, Meriton Korenica, ka vazhduar me paraqitje të mira në Rumani. Ai të hënën shënoi gol në barazimin e Clujit ndaj Dinamo Bukureshtit.

Me golin e Korenicës në minutën e 64-t, Cluji kaloi në epërsi 1:0.

Por Dinamo Bukureshti barazoi rezultatin në minutën e 85-të. Ndeshja Dinamo Bukureshti – Cluji e luajtur të hënën, i takoi xhiros së gjashtë të plejofit të Superligës së Rumanisë.

Për Korenicën 28-vjeçar është goli i dytë në plejof, ndërsa në total me fanellën e Clujit ka 11 gola e gjashtë asistime.

Të ngjashme

Të fundit