Tashmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, ndodhen 24 banorë.
18 hynë spektaklin e së shtunës (13 janar), ndërkohë që të tjerët u futën mbrëmjen e djeshme.
Ata po vazhdojnë të krijojnë debate e situata të ndryshme brenda shtëpisë.
Në mesin e tyre, edicionit të tretë iu bashkua edhe reperi i njohur, Bardhyl Idrizi.
Teksa të mërkurë po qëndronin të gjithë bashkë, Meri Shehu bëri një deklaratë.
Astrologia e njohur u tha të gjithëve se është dashuruar me Bardhin.
“Kam rënë në dashuri me Bardhin. Mbaroi”, u shpreh ajo.
Në një tjetër video, Meri shtoi se do t’i futet botës së muzikës.