7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Mërgimtarët takojnë deputetin Reçica, diskutojnë për përgatitjen e Kuvendit zgjedhor në Bavari

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, njëherësh deputeti i kësaj partie, Elmi Reçica, ka pritur sot në selinë e PDK-së, një grup mërgimtarësh veprimtarë nga Bavaria.

Lidhur me takimin, z. Reçica ka mirëpritur mërgimtarët nga Bavaria, me të cilët bashkëbisedoi për rolin dhe rëndësinë që ka Mërgata, për projektet e PDK-së për Mërgatën dhe shtetin e Kosovës, si dhe për përgatitjen e Kuvendit zgjedhor të Degës së PDK-së për Bavari.

Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të krijojë mundësi dhe hapësirë mërgatës tonë që të jenë sa më prezent në jetën politike të Kosovës dhe të kontribuojnë në zhvillimin e politikave në të mirë të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, ka theksuar Reçica.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=651664432984584&set=pcb.651664656317895

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit