10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mërgimtarët protestojnë sot në Hagë, në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së

- Advertisement -

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot fillon procesi gjyqësor ndaj katër liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në mbështetje të katërshes së UÇK-së sot do të mbahet një protestë e bashkatdhetarëve në Hagë. Nga e gjithë Evropa dhe bota, mërgimtarët për në Hagë, ku pritet të jetë një protestë madhështore.

Beteja ligjore e katërshes së UÇK-së pritet të zgjasë disa vjet, ndonëse nuk dihet saktësisht sa.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën Speciale në fillim të muajit nëntor të vitit 2020, raporton Gazeta Scanner.

Ata qysh në daljen e parë para Gjykatës Speciale janë deklaruar të pafajshëm në raport me aktakuzën me të cilin i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në mbështetje të katër drejtuesve të UÇK-së të dielën është mbajtur një marsh madhështor në Prishtinë, ku ishin mbledhur rreth 100 mijë qytetarë me kërkesën e vetme: “Drejtësi për çlirimtarët”. /Gazeta Scanner/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit