Mërgimtarët po presin deri në 5 orë e 40 minuta për të dalë nga territori i Kosovës, përkatësisht në Merdarë.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri në 20 minuta.
Ndërsa, pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në një orë.
Ndërkaq, për të dalë nga Kosova përmes Muçibabës pritjet janë 40 minuta.