8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Mërgim Vojvoda mohon largimin nga Torino

- Advertisement -

Mërgim Vojvoda nuk do të largohet nga Torino.

28-vjeçari duke folur për ndeshjen kundër Cagliarit ka folur edhe për të ardhmen e tij.

“Cagliari luajti një lojë të vështirë, veçanërisht nga prapa. Krijuam disa raste të mira dhe humbëm vetëm gol. Prisnim që ata të futeshin në fushë kështu, pothuajse duke na pasqyruar ne dhe e dinim që nuk do të kishim fituar 5-0. Ne gjithashtu u përpoqëm nga larg, por nuk shkoi kështu”, shtoi lojtari i Kombëtares së Kosovës, shkruan Tutomercato.

Për transferimin e përfolur të tij ai u shpreh se është i lumtur në Torino.

“Jam mirë këtu dhe ndihem gjithmonë më mirë. Me Juric kam mësuar dhe ka qenë gjithmonë më mirë”.

Vojvoda është lojtar i Torinos që nga gushti i vitit 2020, i cili u transferua nga Standard Liege.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit