9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Mërgim Pefqeli, Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 12-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të KF Dukagjini, Mërgim Pefqeli.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Vllaznim Visoka, Muhamet Sylejmani dhe Emin Sekiraqa. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 12-të t’i takojë Mërgim Pefqelit, i cili, përveç që shënoi golin e epërsisë, dha shumë kontribut për skudrën e tij, KF Dukagjini, në ndeshjen në transfertë kundër Gjilanit, të cilën e fitoi me rezultat 1:2.

Pasi mori këtë çmim, Pefqeli u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Kemi pasur një ecuri të mirë në katër ndeshjet e fundit. Ka qenë një punë e stafit teknik që në këto katër ndeshje të fitojmë pikët. Ka qenë çdo lojtar, në çdo repart shumë kompakt. Në fillim të kampionatit kemi pasur shumë prurje, dhe me punën e stafit dhe punën e trajnerit Ismet Munishi, kemi arritur të komponohemi shumë mirë. Tashmë jemi më afër daljes në Evropë, me më shumë pikë se sa zonat e rrezikshme, dhe shpresoj që do të vazhdojmë performancën e tillë. Falënderoj shokët e skuadrës, stafin dhe në veçanti kryetrajnerin Munishi, sepse pa ta nuk do të shpallesha më i miri i xhiros”, tha Pefqeli për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit