24.4 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Mërgim Pefqeli, “Ylli i Javës” në Superligë

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim, për javën e dytë në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të KF Dukagjinit, Mërgim Pefqeli.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Vllaznim Visoka, Xhavit Mehmeti dhe Enver Prapashtica. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e dytë në këtë edicion kampional t’i takojë Mërgim Pefqelit, i cili shënoi një nga golat në ndeshjen kundër SC Gjilani (2:0), duke qenë një nga lojtarët më të vlefshëm të ekipit të tij në arkëtimin e 3 pikëve nga klinasit.

Pasi mori këtë çmim, Pefqeli u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Falënderoj stafin e klubit që u angazhuan gjatë gjithë javës me taktikat dhe përgatitjen e lojës për ta mundur Gjilanin. Gjithçka që kemi punuar gjatë javës ishte shumë efektive në ndeshje dhe kjo ka qenë pika kryesore në fitoren ndaj Gjilanit.
Gjatë verës kemi pasur disa transfere, si Merisin i cili ka përfunduar gjithë fazën përgatitore me ne, së fundi na është bashkuar edhe Zulfija, por është komponuar shumë mirë me ekipin dhe ishte ai i cili shënoi gol në ndeshjen kundër Gjilanit. Besoj që këto transfere na bëjnë ekip shumë më të fortë, meqë na pret një kampionat i gjatë dhe i rëndë, duhet të kemi më shumë lojtarë dhe të jemi kompaktë.
Falënderoj të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin teknik që më ndihmuan të shënoj gol. Këtë gol, fitoren dhe çmimin “Ylli i Javës” ia dedikoj babit tim të ndjerë i cili kishte ditëlindjen” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

Të fundit