Kandidati i PDK-së për deputet, Mergim Lushtaku, ka thënë se Ferronikeli po falimenton dhe kështu 600 familje po rrezikojnë të mbesin pa paga.
Ai ka akuzuar pushtetin e Albin Kurtit për politika të dëmshme.
Ka thënë se me Bedri Hamzën faturat e energjisë elektrike do të jenë më të lira.
“600 familje po mbesin pa paga si pasojë e politikave të mbrapshta të këtij pushteti. Me Bedri Hamzën Kryeministër, faturat e energjisë elektrike do të jenë më të lira, sepse do t’i lirojmë nga TVSH-ja”, ka thënë Lushtaku.






