Mërgim Berisha ka debutuar tek ekipi i parë i Gjermanisë.
Gjermanët triumfuan 2:0 në miqësoren ndaj Perusë, të zhvilluar në Mewa Arena të Mainzit.
Fullkrug realizoi të dy golat e fitores së vendasve në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.
E Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të të ndeshjes në vend të golashënuesit të ndeshjes.
Kështu, ai e vulos debutimin te kombëtarja e Gjermanisë.
Berisha e kishte mundësinë të luante për Kosovën, por nuk e pranoi.
Ai ende nuk ka zhvilluar një ndeshje kompetitive për ekipin e parë, pasi që Gjermania është organizatore e Euro 2024 dhe nuk luan në kualifikime.