19 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Mërgata shqiptare në Itali mobilizohet për protestë madhështore në Hagë (VIDEO)

- Advertisement -

Mërgata shqiptare në Itali është mobilizuar për protestën e 14 shtatorit në Hagë, kundër Gjykatës Speciale.

Patriot Krasniqi, kryetar i degës së PDK-së në Itali, në një prononcim për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, tha se interesimi i bashkatdhetarëve është i jashtëzakonshëm.

“Organizimi është mjaft i mirë. Ekipet organizative në të gjitha qytetet e Italisë janë angazhuar fuqishëm”.

“Ka një interesim të madh dhe besoj se do të kemi një protestë madhështore, me pjesëmarrës nga shumë shtete, veçanërisht nga Italia, ku mijëra do të udhëtojnë me autobusë dhe makina private drejt Hagës”, deklaroi Krasniqi./Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit